Një 29-vjeçar gjendet pa shenja jete

Një person i moshës 29-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Sipas informacioneve fillestare, rasti është raportuar rreth orës 07:35 nga një qytetar, i cili kishte vërejtur trupin e pajetë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipet hetimore dhe njësinë reaguese.

Në vendngjarje ka intervenuar edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit përkatës, krimteknikët rajonalë si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, shkruan Gazeta Imazhi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *