Rrahu me grushte e shqelma në kokë gruan në Fushë Kosovë – 50-vjeçari përfundon në ndalim
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit në Bresje të Fushë Kosovës, ku një burrë dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari në këtë rast është E. A (50 vjeç), ndërsa viktimë figuron A. Sh (44 vjeç).
Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 16 maj 2026 rreth orës 01:00 në rrugën “Bedri Pejani” në Bresje.
Sinjali mëson se i dyshuari dyshohet ta ketë goditur viktimën me grushte dhe shqelma në pjesën e kokës.
Burimet bëjnë të ditur se deri në këtë fazë ende nuk dihet motivi që çoi deri te incidenti.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
