Formohet Xhandarmëria e Kosovës? Kurti tregon si do të veprojë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar rreth formimit të xhandarmërisë së shtetit.
Ai tha se të gjithë do të njoftohen shumë shpejt rreth grupit punues për formimin e kësaj njësie, shkruan IndeksOnline.
“Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë, për shkak se një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës ka të bëjë me një zonë e cila është më shumë se policia e më pak se ushtria.
Prej ruajtjes së kufirit, te luftimi i terrorizmit, të mbyllja e çfarëdo shtegu të kontrabandës, e deri te kontrolli i infrastrukturës kritike” deklaroi Kurti.
