div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35625 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Ish-nënkryetarja e LDK’së përfundon në kabinetin e Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ish-nënkryetarja e LDK’së, Shqipe Mjekiqi, i është bashkuar në ekip, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se ajo do të kontribuojë me ekspertizën e saj në politikën e jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti.

Mjekiqi ka qenë nënkryetare e LDK’së. Ajo ka dhënë dorëheqje në mars 2023./Reporteri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *