Fitore Pacolli vendos tabelë rruge me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, në Mitrovicë
Vetëm disa ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, te rreth rrotullimi në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur tabela me emrat „Zoran Gjingjiq“ dhe „Isa Boletini“.
Ministrja e Planifikimit Hapësinor në detyrë teknike, Fitore Pacolli, ka deklaruar se 88 rrugë në Mitrovicën e Veriut kanë marrë emra të rinj dhe se emrat e rinj janë zgjedhur në bashkëpunim me administratën e mëparshme në Mitrovicën e Veriut.
Sipas saj, komiteti është marrë intensivisht për dy muaj me çështjen e emërtimit të rrugëve të reja
„Është votuar në Kuvend dhe tani po i vendosim (emrat), sepse bëhet fjalë për një procedurë teknike“, ka deklaruar ajo.
Në pyetjen e gazetarëve se ku ndodhet kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, Pacolli ka deklaruar se bëhet fjalë për një projekt të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.
“Çfarëdo projekti që e bëj, e bëj si ministre, jo me komunën, sepse komuna tashmë e ka marrë këtë vendim”, tha ajo, duke shtuar se si ministre është e obliguar ta përfundojë pjesën teknike të punës.
