Sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që humbi jetën në Liqenin e Batllavës
Familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin sot lamtumirën e fundit Lirim Ruhanit, 25-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Batllavës.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në fshatin Prapashticë, në rrugën “Naser Hasani”, me fillim nga ora 17:00.
Trupi i pajetë i të ndjerit u gjet sot, pas dy ditësh kërkimesh intensive të zhvilluara nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Dyshohet se ai kishte rënë në ujë nga një mjet lundrues.
Në njoftimin e familjes shprehet pikëllimi i thellë për humbjen e tij, duke theksuar se kujtimi për Lirimin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.
