E rëndë: Ky është 25-vjeçari që humbi jetën pasi u godit nga rrufeja në malet e Suharekës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Staneve të Bukoshit, mbi fshatin Delloc të Suharekës, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit nga rrufeja.
Burime të Gazeta Imazhite r bëjnë të ditur se viktima është Fatlind Bajselmani, rreth 25 vjeç. Sipas informacioneve fillestare, ai kishte dalë në pyll bashkë me familjarët për të prerë dru, kur u godit nga rrufeja.
Megjithëse u transportua me urgjencë për trajtim mjekësor, mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.
