Zhvillimet në LDK, vjen dorëheqja e papritur në parti

Besnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili tha se vendimi lidhet me rezultatet zgjedhore dhe nevojën për reforma të brendshme në parti.

“Është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje z. Osmani. Arsyet janë rezultatet jo të mira zgjedhore në LDK dhe nevoja për zgjedhje të përgjithshme në LDK”, ka deklaruar Topalli.

Osmani ishte kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës në zgjedhjet lokale të fundit, por nuk arriti të rikthejë këtë komunë nën udhëheqjen e partisë së tij, e cila për vite me radhë konsiderohej bastion i LDK-së.

Sipas Topallit, dorëheqja vjen pas reflektimeve për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe situatën aktuale brenda partisë.

Deri më tani, Besnik Osmani nuk ka reaguar publikisht lidhur me vendimin e tij për t’u larguar nga drejtimi i degës së LDK-së në Fushë Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *