Grenell shpërthen pas shtyrjes së re të vendimit për Thaçin: Çfarë po i pengon gjyqtarët?
Ish-emisari i presidentit amerikan Richard Grenell ka reaguar ashpër pas shtyrjes së radhës të vendimit në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Përmes një postimi, Grenell kritikoi trupin gjykues të Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar të pabazë ndjekjen penale ndaj Thaçit dhe duke shprehur bindjen se ai është i pafajshëm për akuzat që i ngarkohen.
“Çfarë po i pengon këta gjyqtarë që të marrin një vendim edhe pas gjithë kësaj kohe?”, shkroi Grenell, duke theksuar se vendimi është shtyrë sërish, kësaj radhe deri në muajin shtator.
Ai rikujtoi gjithashtu se Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë kanë kaluar gjashtë vjet në paraburgim, duke e cilësuar këtë zvarritje të papranueshme.
