Amarildo Bakaj i reagon ashpër Drilon Ramës
Amarildo Bakaj ka reaguar ashpër ndaj Drilon Ramës përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e sfiduar publikisht dhe duke lëshuar një sërë deklaratash të forta.
Bakaj pretendon se i ka shkruar privatisht Ramës, por sipas tij nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndërsa e akuzon se po shmang përballjen.
Në reagimin e tij, ai shkruan:
“Qohet 72 kile burr sa një femër i kërkon ndeshje një boksieri 87 kile. Në publik si i fort, e privat ju betohem në Zot kam 1 orë që i kam shkrujt dhe as nuk ma ka hap mesazhin. Sepse e din që ja bluj kocat për 10 sekonda.”
Në fund të reagimit, ai përmend edhe faktin se Rama, sipas tij, garon nën flamurin gjerman, duke shkruar:
“Po të ishe shqiptar dhe bokson për Shqipërinë do të kisha thanë veç turp të kesh se na jena 1, por ti në Google dhe gjithkund e ke që lufton për flamurin gjerman, prandaj do të jap mësim shqip.”
Reagimi pa ndërhyrje:
Qohet 72 kile burr sa një femer i kërkon ndeshje një boksieri 87 kile ,Në publik si i fort e privat ju betohem në Zot kam 1 or që i kam shkrujt,dhe as nuk ma ka hap mesazhin. Sepse e din që ja bluj kocat për 10 sekonda,1 nëse vjen në peshen time ta jap besen që ta jap shancin 2 Për fjalen që ke than je Rambo veq në internet .Edhe për kyt ta premtoj që kam me të dal para,je qumshtor ti nuk i din pasojat e rruges,po te une ke me dhan provimin e par.do te kapi me vidio qe ta shohin burrnin tane live të gjith.Tmë kishe kërku mdeshje si burrat ok, po mase don me ta vertetu se si jam dhe në jeten reale do ta plotësoj dëshiren.Dhe diçka po të ishe shqiptar dhe bokson për shqipërin do të kisha than veq turp të kesh se na jena 1, por ti në Google dhe gjithkun e ke që lufton për flamurin gjerman prandaj do të jap msim shqip”
