Dëmet nga breshri, Ministria e Bujqësisë del me njoftim për fermerët
Reshjet e shiut që u shoqëruan me breshër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore të fermerëve në Istog.
Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, ka thënë se pas stabilizimit të situatës, komisionet komunale do të dalin në terren për vlerësim për t’iu përcjellë pastaj si raport Ministrisë së Bujqësisë për të marrë mbështetje.
Ndërkohë edhe ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, ka thënë se nesër do t’i vizitojë fermerët e dëmtuar nga breshëri për të parë gjendjen dhe koordinuar hapat tutje me nivelin lokal.
“Nesër do të vizitoj fermerët e prekur nga breshëri në Komunën e Istogut dhe, sipas nevojës, edhe në komuna të tjera të prekura. Qëllimi i vizitës është të shoh nga afër gjendjen në terren, të dëgjoj shqetësimet e fermerëve dhe të koordinojmë hapat e mëtejmë me autoritetet lokale”, ka shkruar Muja
