“Çka po e hap gojën” – Ja si filloi përplasja mes Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriajt në studion televizive

Debati i radhës në Tëvë1 eskaloi në momente tensioni ekstrem mes dy analistëve Mustafë Kadriajt dhe Nexhmedin Spahiut.

Ndërsa po braktiste studion, Kadriaj iu drejtua Spahiut me fyerjen “pseudojugosllav”.

Reagimi i Spahiut i menjëhershëm: ai u ngrit nga karrigia dhe kapi tasin mbi tryezë. Edhe pse transmetimi figurativ u ndërpre nga regjia, zërat dhe britmat në prapaskenë zbuluan tensionin e lartë që vazhdoi pas kamerave.

Acarimi mes tyre nisi kur Spahiu tha se filozofia politike e Hashim Thaçit ka qenë filozofi e “cubit”.

“Ofendim më të madh nuk ka. Jemi në demokraci sa të doni shani e ofendoni. Kjo është e papranueshme…”, tha Kadriaj, teksa Spahiu insistonte se ishte metaforë dhe se nuk e ofendoi askënd.

Në këto momente ndërhyri moderatori i emisionit i cili kërkonte që të ndalet ky debat dhe kërkoi nga regjisa që t’i ndalet Kadriajt mikrofoni.

“Të kom thirrë me folë për ekonomi o Mustafë. S’të kom thirrë me folë veç ti.”, tha moderatori.

Teksa Kadriaj po dilte nga studo, Spahiu i tha: “Çka ki, çka po e hap gojën?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *