“Eja më shpëto”, Enrik Mehmeti telefonoi të vëllanë pas aksidentit, pikëpyetjet mbi udhëtimin drejt Zvërnecit

Gazetarja e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e të shtunës, ku humbi jetën tragjikisht. Sipas saj, ngjarja ka ngritur disa pikëpyetje për gjetjen e Enrikut vetëm në Zvërnec dhe fakti që ai nuk kishte njoftuar askënd.

Në një lidhje direkte me RTSH, Hysaj ka treguar se edhe vëllai i tij, Fabio, nuk ishte në dijeni të udhëtimit të Enrikut me motor me katër goma, drejt Zvërnecit. Madje, edhe për faktin se ai udhëtonte shpesh me vëllain dhe grupin e tij shoqëror.

Gazetarja është shprehur se Enriku ka qenë i vetëdijshëm edhe pas aksidentit, sepse ka telefonuar menjëherë të vëllanë, Fabion, dhe i ka kërkuar të nxitonte drejt Zvërnecit dhe ta shpëtonte.

“Aventurën e donte. Kjo kuptohet dhe nga udhëtimi i fundit drejt Zvërnecit me motor. Mirëpo, ka pikëpyetje, si gjetja e tij vetëm në praninë e 18 vjeçarit, pasi nuk kishte udhëtuar shpesh siç udhëtonte me grupet e tij shoqërore.

Një tjetër pikëpyetje mbetet fakti i vëllai nuk e dinte që ai do të udhëtonte drejt Zvërnecit atë mbrëmje. Ka qenë vetë Enriku që ka telefonuar në momentin e aksidentit, të vëllanë, dhe i ka kërkuar ndihmë.

I ka kërkuar të nxitonte dhe të shkonte për ta shpëtuar. E ka bërë telefonatën, ka telefonuar vëllain dhe i ka kërkuar që të ndërhynte, ta shpëtonte”, ka treguar gazetarja dhe mikja e Enrikut, Afrovita Hysaj.

Mësohet se 18-vjeçari që mbeti i lënduar lehtë në aksidentin e ndodhur në zonën e Zvërnecit, ka mbajtur qëndrime konfuze përpara grupit hetimor, kur u pyet në lidhje me rrethanat.

Gazetari humbi jetën mbrëmjen e të shtunës, në zonën e Zvërnecit, teksa u godit nga pjesa metalike e motorit me të cilin po udhëtonte në zonë./SHEKULLI

Çka do të thotë alarmi portokalli që u paralajmërua për sot në gjithë territorin e Kosovës?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për ditën e sotme ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e Kosovës, duke njoftuar se gjatë së mërkurës priten stuhi të fuqishme të shoqëruara me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.

Alarmi portokalli për stuhi është një nivel paralajmërimi që tregon se kushtet e motit janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë dëme ose rrezik për njerëzit.

Në përgjithësi, do të thotë se priten:

  • Stuhi të forta me shi intensiv.
  • Erëra të fuqishme.
  • Breshër në disa zona.
  • Mundësi për përmbytje lokale, rrëshqitje dheu ose ndërprerje të energjisë elektrike.

Kur është në fuqi një alarm portokalli, rekomandohet:

  • Të shmangni udhëtimet e panevojshme.
  • Të qëndroni larg lumenjve, përrenjve dhe zonave që përmbyten lehtë.
  • Të siguroni sendet jashtë shtëpisë që mund të merren nga era.
  • Të ndiqni njoftimet e autoriteteve dhe shërbimeve meteorologjike.

Në shumicën e sistemeve të paralajmërimit, nivelet janë:

  • 🟡 E verdhë – bëni kujdes.
  • 🟠 Portokalli – mot i rrezikshëm; jini të përgatitur dhe kufizoni aktivitetet në natyrë.
  • 🔴 E kuqe – mot shumë i rrezikshëm; ndiqni udhëzimet e autoriteteve dhe shmangni daljet nëse nuk janë të domosdoshme.