Kuvendi ka afat vetëm edhe pak orë – a rrezikon vendi zgjedhje të parakohshme?
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, mosrealizimi i kësaj “nuk prodhon automatikisht pasoja juridike””.
Kjo do të thotë se jo domosdoshmërisht duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij, kjo situatë “delegjitimon gjithçka”, ndërsa nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 5 tetor, vendi shkon në zgjedhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi rezultatet më 8 korrik 2026. Rrjedhja e afateve nisi më 9 korrik. Që do të thotë se Kuvendi ka kohë deri nesër në mesnatë për t’u konstituar
