Mblidhet Kuvendi për konstituim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sonte për vazhdimin e seancës konstituive dhe për përfundimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.

Mediat raportojnë nga burime brenda Kuvendit thonë se seanca pritet të mbahet rreth orës 20:00 ose 21:00, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit.

Ndërkohë, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku po zhvillojnë takim për të diskutuar një marrëveshje politike, me fokus çështjen e presidentit.

Kurti dje nuk propozoi emër për kryetar të Kuvendit, duke kërkuar kohë shtesë për bisedime me LDK-në.

Afati për konstituimin e Kuvendit skadon sonte në mesnatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *