Përfundon takimi, Abdixhiku: S’kam lajme të reja, jemi shumë larg marrëveshjes me Kurtin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë përfunduar takimin në Kuvend, ku u mblodhën për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka marrëveshje në këtë pikë.
“Në çështje tjera, sa më shumë që po vonohemi, marrëveshja bëhet edhe më pak e mundur. Nuk kam lajme të reja dhe mund të them se jemi shumë, shumë larg një marrëveshje. Për LDK-në balanca institucionale është thelbësore”, tha ai.
Ai ka thënë se LDK dëshiron që ta ketë të drejtën për propozimin e Presidentit në një koalicion me LVV-në.
Ai ka thënë se oferta e dhjetorit për zv.kryeministrin dhe disa ministri s’mjafton dhe s’është e dinjitetshme.
“Oferta e dhjetorit që LDK të marrë vetëm, zv.kryeministrin dhe ministri, s’është e mjaftueshme dhe s’është e dinjitetshme. S’mund ta trajtojmë e pranojmë. Nëse e doni LDK-në, atëherë LDK duhet të jetë e përfaqësuar. Kryeministri s’na takon, Kryetari i takon LVV-së me Kushtetutë, përfaqësimi i vetëm është një propozim, jo propozim bllanko, dhe presidenti bëhet i gjithë Kosovës”, ka deklaruar ai.
