Kërcënimet e Vuçiqit, reagon KFOR-i

KFOR-i është duke i ndjekur nga afër zhvillimet aktuale në Kosovë. Misioni i NATO-s në ka kërkuar edhe një herë që të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione.

“Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme”.

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR-i për Klanin kur është pyetur në lidhje me paralajmërimet serbe për shpalljen e Kosovës si “territor të okupuar”.

KFOR-i tha se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të dhënë nga OKB-ja për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Para deklarimit të djeshëm të presidentit të Serbisë në lidhje me Kosovën, mediat e afërta me pushtetin atje paralajmëruan se Aleksandar Vuçiq do të shpallte Kosovën “territor të okupuar”.

Megjithatë, Vuçiqi nuk e bëri këtë. Madje ai tha se po ta shpallte të tillë, kjo, sipas tij, do të nënkuptonte “njohje të territorit të Kosovës”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *