Ka disa javë që Santiana Maloku është ndarë nga i dashuri i saj, Lirimi.
Lirimi arriti të qëndrojë larg syrit publik për një kohë të gjatë, madje edhe kur e vizitoi Santin në BBVK, mbajti anonim identitetin e tij.
Megjithatë, lidhja e çiftit duket se mori teposhtën tash e një kohë, me ndarjen që u konfirmua së fundmi nga vetë Santiana, shkruan Indeksonline.
Por, duket se Santianës po i mungon lidhja, ose të paktën një person në krah.
“Edhe një gangstere si unë ka nevojë për puthje në ballë nganjëherë” është shkrimi që Santiana ka hedhur në Instagram Story, duke nxitur dyshimet se po i mungon ndjesia e të qenurit e lidhur.