div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-5067 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E rëndë: Ishte duke qëndruar në një kafiteri, vdes një i moshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje gjatë mesditës në Obiliq, ku një person i moshuar derisa po qëndronte në një kafiteri, nuk është ndjerë mirë dhe ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, me të arritur në vendin e ngjarjes, ekipet mjekësore kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku në vendin e ngjarjes përveç ekipit mjekësor nga QMF-ja në Obiliq, kanë dalë edhe njësitet policore të cilët tashmë kanë nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.

Derisa shkaqet e vdekjes së të moshuarit ende nuk dihen, Policia ka bërë të ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *