Anthony Joshua ka reaguar menjëherë pas humbjes së rëndë që pësoi në duelin ndaj Daniel Dubois për titullin e IBF-së.
Joshua u tregua i përulur duke i dhënë merita ekipit kundërshtar për suksesin që e arritën, ndërsa ai tha se për vete po ndihet tejet i zemëruar për humbjen.
“Merita për atë dhe ekipin e tij, ne u munduam që të arrijmë sukses por nuk ia dolëm”, ka thënë Joshua fillimisht.
“Ju e dini, jam i zemëruar por do të mbajë qetësinë dhe do të tregojë respekt për kundërshtarin tim”.
“Para se të vija këtu, unë gjithmonë i thosha vetes se do të jem një luftëtar për gjithë jetën. Ne nuk ia dolëm por do të provojmë sërish”.
“Unë kisha një kundërshtar të shpejtë, por bëra shumë gabime nga fundi. Aq i zemëruar sa jam, kjo është çfarë ka ndodhur”, përfundoi britaniku.