Armend Rexhepagiqi është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur.
Edhe pse ka kohë që nuk është më aktiv në skenën muzikore, ai ka vite që ka krijuar bagazh të madh muzikor.
Sot, krijuesi i hitit “Shkel” feston ditëlindjen e 58-të.
Armend Rexhepagiqi, që prej kohësh është i martuar me këngëtaren dhe gjithashtu kompozitore dhe tekstshkruesen e mirënjohur Aida Barakun.
Të dy së bashku kanë komponuar dhe shkruar tekstet e disa këngëve që kanë qenë hite të mëdha, që edhe sot e vazhdojnë punën e tyre, duke sjellë projekte të reja të bukura për shumë këngtarë shqiptarë.