Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa personave të dyshuar për vjedhje, me ç’rast ka publikuar edhe fotografitë e tyre.
Sipas Policisë, personat në fjalë dyshohen për vjedhje të rënda.
“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, shkruhet në postim.
Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo informatë në lidhje me identifikimin e të dyshuarve të kontaktojnë numrin 192.