3.4 C
Pristina
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Shkarkimi i zëvendesministrit serb, kjo është arsyeja

Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim është shkarkuar nga kjo pozitë, më shumë se një vit pasi u emërua nga kryeministri Albin Kurti.

Këtë e konfirmoi vet ai, i cili tha se “sapo mora një e-mail nga Zyra e Kryeministrit që më kanë liruar nga detyra”.

“Krejtësisht e pritshme”, ka shtuar Radomiroviq, i cili ditë më parë njoftoi dorëheqjen nga partia teksa bëri të ditur pakënaqësitë e fundit në lidhje me ndarjen e fondeve nga eprori i tij, Nenad Rashiq, për veriun e Kosovës.

Sipas tij, Nenad Rashiq po e akuzon për bashkëpunëtor të shërbimeve të Serbisë, që sipas tij është “absurde”.

“Bomba po gjuhen mbi kolegët e mi në veri, kolegët e mi ndalohen në Serbi, a këto shoqëruesit e afërt të tij lëvizin lirshëm nëpër Serbi”, tha Radomiroviq, duke iu përgjigjur këtyre akuzave që, siç thotë ai, Nenad Rashiqi ka shtruar ndaj tij te Qeveria e Kosovës.

Radomiroviq e ka shtruar një pyetje, që sipas tij, duhet ta shtrojë publiku dhe të kërkojë qartësim për paratë e ministrisë që shkojnë të një OJQ që udhëhiqet nga një person me emrin Milan Dabiq.

Ai thotë se është krejtësisht në lidhje personale, interesi e përfitimi me Nenad Rashiqin.

“Autoritetet kompetente duhet të adresojnë çështjen e granteve të ministrisë. Ato po ashtu duhet të adresojnë çështjen se kush janë këto OJQ që i marrin grantet e ministrisë. Po ashtu, kush është Milan Dabiqi dhe pse dhe si punon ai me ato para të ministrisë”.

Edhe vetë Rashiqit do t’i duhet të jep llogari për shumë çështje. Praktikisht nuk e ka më askënd në kabinet, të gjithë kanë hequr dorë nga ai”.

Protesta e tij ndaj Rashiqit thotë se ka të bëjë me shpërputhjen në ndarjen e fondeve, ku prej 7 milionë eurove, vetëm 180 mijë janë ndarë për veriun e Kosovës.

“Qeveria dëshiron të integrojë veriun e Kosovës dhe t’i ndihmojë qytetarët, dhe ju do të pajtoheni që 180 mijë janë qesharakisht pak”, tha ai.

Ai thotë se Milan Dabiq “është Alfa dhe Omega i parasë në ministri. Është ky që vendos kush merr grantet. Krejt paratë e OJQ-ve shkojnë te ai”, tha ai për Nacionalen.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here