Serbia dhe Shqipëria janë afër marrjes së besimit nga UEFA për ta bashkëorganizuar Kampionatin evropian të futbollit për grupmoshën U21 në vitin 2027.
LEXO EDHE
Sipas “Associated Press”, UEFA ka njoftuar se vetëm oferta e përbashkët e këtyre dy vendeve e ka plotësuar afatin për të paraqitur planet e detajuara për organizimin e turneut.
Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interes më herët dhevendimi final të merret në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 16 dhjetor.
Federatat e futbollit e Serbisë dhe ajo e Shqipërisë e kishin nisur bashkëpunimin në maj, duke hartuar një plan për organizimin e turneut që përfshin gjashtëmbëdhjetë ekipe dhe kërkon tetë stadiume për të pritur gjithsej tridhjetë e një ndeshje.
Ideja e organizimit të kampionatit bashkarisht nga Shqipëria dhe Serbia nuk ishte pritur mirë nga një numër tifo-grupesh në Kosovë po edhe në Shqipëri.