Serbia dhe Shqipëria janë afër marrjes së besimit nga UEFA për ta bashkëorganizuar Kampionatin evropian të futbollit për grupmoshën U21 në vitin 2027.
LEXO EDHE:
- Risia, Serbia dhe Shqipëria, bashkë për finalet e Europianit
- Për t’u duartrokitur: Edon Zhegrova bën këtë gjest fantastikë, vajza nuk mund ti ndal lotët
Sipas “Associated Press”, UEFA ka njoftuar se vetëm oferta e përbashkët e këtyre dy vendeve e ka plotësuar afatin për të paraqitur planet e detajuara për organizimin e turneut.
Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interes më herët dhe vendimi final të merret në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 16 dhjetor.
E lidhur me këtë lajm, kanë nisur reagimet nga më të ndryshmet, duke e kritikuar FSHF-në dhe kryetarin e saj, Armand Duka.
FSHF duket se nuk e ka duruar presionin, pasi tashmë ka bllokuar komentet në postimet e saj në rrjetet sociale.
Risia, Serbia dhe Shqipëria, bashkë për finalet e Europianit