Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka njoftuar se nga e hëna, nxënësja me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.
LEXO EDHE:
- Flet drejtori i shkollës që përjashtoi një nxënëse me shami: I thamë, largoje shaminë e hajde nisja mësimit!
- Mbulesa bëhet ‘mollë sherri’ mes deputetit të VV-së dhe Konjufcës
Sipas Agushollit, bashkë me të, mësimin do ta vazhdojnë të gjitha vajzat me mbulesë, të cilave sipas tij, u është mohuar kjo e drejtë që një kohë të gjatë.
“Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim”.
“Falënderoj Ministrinë e Arsimit për këtë vendim të drejtë. Shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më”, shkroi Agusholli.
Tutje, ai tha se sot i erdhi fundi “padrejtësive” dhe se sipas tij, problemet duhet të zgjidhen nga koka e jo nga bishti.