-2.4 C
Pristina
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

Gazetari Bahri Cani, ka njoftuar se kanë ndryshuar rregullat për udhëtimet në Zonën Schengen.

Ai ka thënë se nga data 10 nëntor e këtij viti, pritet të ndryshojnë rregullat e udhëtimit në vendet e Zonës Shengen për të gjithë ata që nuk kanë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian apo që nuk kanë ndonjë leje të rregullt qëndrimi në këto vende.

Postimi i plotë:

Ndryshojnë rregullat për udhëtime në Zonën Schengen – futet ETIAS

Nga data 10 nëntor e vitit 2024 pritet të ndryshojnë rregullat e udhëtimit në vendet e Zonës Shengen për të gjithë ata që nuk kanë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian apo që nuk kanë ndonjë leje të rregullt qendrimi në këto vende. Drejtoria e Përgjithshme e Migracionit dhe Çështjeve të Brendshme, përgjegjëse për migracionin, kufijtë dhe politikën e sigurisë në Bashkimin Evropian ka njoftuar se nga data 10 nëntor futet në fuqi sistemi ETIAS i udhëtimit, Sipas këtij sistemi, të gjithë personat që futen në këtë Zonë nga vende “e treta” duhet të plotësojnë këtë formular dhe të marrin lejen për udhëtime. Kjo vlenë pra edhe për të gjithë shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendeve të tjera të treta.

PETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve. Drejtoria e ETIAS njofton se plotësimi i dokumnetave dhe aplikimi në sitemin ETIAS do të kërkohet për hyrje në 30 shtete evropiane, ku edhe në të ardhmen do të mund të qëndroni 90 ditë brenda 180 ditësh, apo tre muaj brenda gjashtë muajve.

Para udhëtimit duhet të aplikoni për ETIAS, ndërsa për të aplikuar ju duhet të gjeni faqen zyrtare të internetit: Europa.eu/etias. Për aplikim ju duhen një pasaportë biometrike, adresa e postës elektroinike, një e-mail dhe të dhënat personale që duhet të plotësoni në formular. Aplikimi kushton 7 euro. Kjo leje për udhëtime vlen tri vjet, ose deri në skadimin e afatit të pasaportës.

Aplikimi bëhet për një vend, por pas marrjes së ETIAS, ju mund të udhëtoni lirisht edhe në vendet e tjera të kësaj zone,. Në këtë formular duhet të përgjigjeni edhe në disa pyetje personale, që kanë të bëjnë edhe me përdorimin e drogave, vizitat në vendet problematike, qëndrimet ndaj terrorizmit etjerë.

Nga Drejtoria paralajmërojnë që të mos përdorni të dhëna false dhe të mos bëni mashtrime, sepse denimet mund të jenë të mëdha.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here