Tre futbollistët e përjashtuar nga Franco Foda gjatë muajit shtator, Edon Zhegrova, Florent Muslija e Arianet Muric, i kanë kërkuar falje publike Federatës së Futbollit të Kosovës.
FFK-ja ka publikuar letrën e plotë të kërkim faljes, ku edhe këta tre futbollistë janë ftuar për ndeshjet e muajit tetor, kundër Lituanisë dhe Qipros, shkruan IndeksOnline.
Në të shkruan:
Bashkëlojtarë, trajner, Federatë dhe mbi të gjitha tifozë të Kombëtares së Kosovës
Po u drejtohemi me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar! Për këtë ne duam t’i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, Federatës dhe tifozëve.
Ne duam te luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirë në të ardhmen.
Letra është nënshkruan nga vet Zhegrova, Muric dhe Muslija.
Treshja në fjalë është përjashtuar nga grumbullimi i muajit shtator, për arsye se kanë thyer rregullat e selektorit dhe Federatës.