1.6 C
Pristina
E premte, 29 Nëntor, 2024

“Dy trupa u gjetën në ujë, njëri…”, detaje të reja nga aksidenti tragjik në Badovc

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se tre të rinjtë që humbën jetë nga ky aksident tragjik janë Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat. – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese.

Sinjali ka mësuar edhe detaje të reja nga ky aksident tragjik – ku dy trupat e viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.

Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here