3.3 C
Pristina
E premte, 29 Nëntor, 2024

FFK bën këtë veprim ndaj lojtarit, babai i Arbër Zenelit e quan poshtërsi

Babai i Arbër dhe Besfort Zenelit, Avni Zeneli ka bërë të ditur një ngjarje që ka ndodhur para një viti.

Ai ka zbuluar për “Klan Kosova” se si i është marrë numri 10 djalit të tij, Arbërit, për ndeshjen ndaj Rumanisë, që u zhvillua vitin e kaluar në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024”.

Ndonëse Arbëri ishte i ftuar, numri i tij i ishte dhënë dikujt tjetër, dhe kjo duket se e ka zemëruar pak sulmuesin kosovar.

“E kam vërejtur që askush nuk e pranon fajin e vet aq lehtë, mjegulla është te ata nuk është te Arbëri dhe Besforti. Dobësitë që ka bërë Federata ndaj Arbërit, vjet kur kanë luajtur për kualifikime për Evropian, ndaj Rumanisë”, është shprehur Avni Zeneli.

“Qysh janë rregullat, qysh më kanë thënë përpara, kur e fton lojtarin ajo fanellë nuk i dërgohet asnjë lojtari, por atij lojtari që ekziston aty, këta e kanë bërë”, vazhdoi ai për “Klan Kosova”.

Avniu vazhdoi tutje, duke thënë se Arbëri s’është njoftuar fare për këtë veprim nga FFK-ja.

“Lojtari i ftuar me qenë aty, e me ia dërguar fanellën tjetër kujt, ky është nënçmim i tmerrshëm dhe plus e kanë ftuar. Djali është munduar me ju thanë ‘pse më keni ftuar nëse bëni kësi gjëra, fanellën jepja kujt dush. Unë nuk jam i ftuar dhe ishim mbetur paq’. E kanë ftuar për me ia bo poshtërsinë dhe ta diskriminojnë, ky është diskriminim total dhe s’ka ma keq e vështirë”.

“Atë numër ia kanë dhënë Zhegrovës, ne s’kemi asgjë me të, më pëlqen si lojtar, nuk i ka fajet ai, i ka fajet federata”, shtoi Avni Zeneli.

Babai i vëllezërve Zeneli tha se Arbëri ka kërkuar llogari nga drejtori i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili e ka drejtuar për te trajneri, që në atë kohë ishte Primozh Gliha.

“Kur ka shkuar Arbëri me fol me Bajramin ai ka thënë nuk jam përgjegjës, fol me trajnerin. (Primozhv Gliha) ai i ka thënë se nuk vendos unë, por vendos federata”, ka thënë Avni Zeneli.

Arbër Zeneli është i ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit, por bën pjesë vetëm te lista e zgjeruar.

Ndërkohë, i vëllau, Besforti ka dalur publikisht në mediat suedeze se nuk dëshiron të jetë pjesë e Kosovës,  dhe se ka vendosur të presë për një ftesë nga kombëtarja e Suedisë.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here