6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes

0
88

Sikur të mos ishte mjaftueshëm i vështirë zgjimi (herët) në mëngjës, tani ka edhe disa gjëra që nuk duhet të bëjmë, kur sapo zgjohemi.

Ndoshta pa e kuptuar, një prej këtyre veprimeve është arsyeja pse dita jote nuk shkon mirë dhe të mungon energjia dhe motivimi. Duke ditur edhe se çfarë nuk duhet të bëni, ju përmirësoni mëngjesin tuaj dhe jeni të gatshëm për sukses çdo ditë, shkruan Gazeta Imazhi.

Mos bëj dushe të gjata dhe të nxehta

Po, e dimë se është shumë qetësuese thjesht të qëndrosh në dush dhe të lësh ujin e ngrohtë të rrjedhë, por pjesa më e madhe e ekspertëve sugjerojnë që dushet e ngrohta t’ia lëmë mbrëmjës. Një dush i nxehtë, edhe pse relaksues, do të zvogëlojë rrahjet e zemrës dhe do të të bëjë më të predispozuar për të pushuar sesa për të qenë aktiv gjatë gjithë ditës. Është mirë të marrim sa më shumë energji në mëngjes dhe një dush me ujë më të ftohtë është një zgjidhje e mirë për ta bërë këtë. Trupi yt do të zgjohet dhe ti do të jesh gati për të vazhduar ditën.

Mos e fik alarmin e zgjimit

Të gjithë jemi fajtorë kur vjen puna tek alarmi i zgjimit, por a i di efektet anësore dhe se si një veprim, në dukje i vogël, mund të të pengojë gjatë gjithë ditës?

Sipas një eksperti të gjumit, fikja e alarmit rregullisht do të të bëjë të ndihesh më i/e lodhur dhe të flesh më keq gjatë natës. Gjumi i dobët do të ngatërrojë me qindra qeliza në trupin tënd, duke çuar në rritjen e tensionit dhe dobësimin e imunitetit. Pra, nëse nuk fle mirë natën dhe ndihesh i/e lodhur në mëngjes, fajin mund ta ketë pikërisht ky veprim.

Mos kontrollo rrjetet sociale sapo hap sytë

Shpesh një lundrim në rrjetet sociale, në momente gabuara (sidomos në mëngjes), mund të shndërrohet në një apo dy orë dhe si pa kuptuar, humb një pjesë të mirë të ditës.

Studimet tregojnë se duhet t’ia lësh këtë pjesë pushimit të drekës, apo orëve të para të mbrëmjes përpara se të shkosh në shtrat.

Shmang pirjen e kafesë, direkt pas zgjimit

Sipas studimeve, koha perfekte për të pirë kafe është pas orës 9:30 në mëngjes ose gjysmë ore pasi të zgjohesh nga gjumi. Ky orar është personal dhe mund të jetë ndryshe për njerëz të ndryshëm. Por 30-minutëshi vlen për të gjithë.

Nëse pi kafeinë shumë shpejt, do të ngadalësosh prodhimin natyral të hormonit të quajtur kortizol në trupin tënd, i cili të ndihmon të zgjohesh në mënyrë organike.

Mos e shmang asnjëherë vaktin e mëngjesit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Nëse nuk e konsumon atë rregullisht, efektet anësore përfshijnë: rrezik të shtuar nga sëmundjet e zemrës, presion më të lartë të gjakut, diabetin, mbipeshën, kolesterol të lartë etj.

Përpiqu të përgatisësh diçka të lehtë që në mbrëmje, ose mendo paraprakisht se çfarë do të konsumosh, për të mos humbur kohë.

Rregullo gjithnjë shtratin 

Një krevat i rregullt, do të të bëjë të ndihesh më i/e qetë kur të kthehesh përsëri në shtëpi. Për më tepër, do të kesh një shtrat të rregullt në mbrëmje. Ky veprim të kushton vetëm 3 minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here