4.1 C
Pristina
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Babai i Granit Xhakës po e mbështet publikisht këtë kandidat për kryeministër

Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka sot ka takuar kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqi.

Xhaka tha se gjatë bisedës, diskutuam për gjendjen aktuale në Zvicër, ku e njoftova se është formuar Shtabi i Degës dhe shtabet e nën degëve.

Ai tha se shtabi i Degës po punon në mënyrë aktive për të angazhuar mërgatën dhe për t’i informuar mbi organizimin e partisë.

Në fund Xhaka u shpreh se mërgata në Zvicër dhe dega jonë beson fuqishëm se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe për këtë e ka mbështetjen tonë të pa kusht.

Njoftimi i plotë i Xhakës:

Sot pata një takim produktiv në Prishtinë, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi. Gjatë bisedës, diskutuam për gjendjen aktuale në Zvicër, ku e njoftova se është formuar Shtabi i Degës dhe shtabet e nën degëve.

Kryetari Krasniqi theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre strukturave, duke siguruar që PDK të jetë e përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai theksoi se puna e palodhur që po bëhet në terren është thelbësore për të mobilizuar mbështetje dhe për të siguruar një prezencë të fortë në zgjedhje.

Shtabi i Degës po punon në mënyrë aktive për të angazhuar mërgatën dhe për t’i informuar mbi organizimin e partisë. Është e rëndësishme që çdo anëtar i PDK-së në Zvicër të jetë i përfshirë dhe të kontribuojë në këtë proces.

Z. Krasniqi shprehu optimizmin për mundësitë që na presin, duke inkurajuar të gjithë anëtarët të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët. Gjithashtu Kryetari Krasniqi na përgëzoi për punën që jemi duke e bërë.

Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të PDK-së dhe përgatitjes për zgjedhjet nacionale.
Mërgata në Zvicër dhe dega jonë beson fuqishëm se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe për këtë e ka mbështetjen tonë të pa kusht.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here