div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Tabela me emrin e Zoran Gjingjiqit, e cila u vendos dje në Mitrovicën e Veriut pranë tabelës me emrin Isa Boletini, është larguar sot në mëngjes nga vendi ku ishte vendosur, afër rreth rrotullimit në hyrje të qytetit.

Tabelat me emrat e rinj të rrugëve, sipas Isa Boletinit dhe Zoran Gjingjiqit, u vendosën dje nga ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila deklaroi se emërtimet e reja janë zgjedhur në bashkëpunim me administratën e mëparshme në Mitrovicën e Veriut.

Për këtë veprim reagoi Komuna e Mitrovicës së Veriut, duke theksuar se “vendosja e tabelave me emrat e rinj të rrugëve nuk ishte paralajmëruar dhe as koordinuar me përfaqësuesit ligjorë dhe legjitimë të komunës, dhe se ky veprim ishte ndërmarrë për qëllime të fushatës së Lëvizja Vetëvendosje”.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, i mbuloi tabelat me pëlhurë, duke deklaruar se vendimi për emërtimin e rrugëve është i paligjshëm.

Ndërkohë, kundër vendosjes së tabelës me emrin e Zoran Gjingjiqit doli edhe Shoqata e Veteranëve të UÇK-së.

Emri i ish-kryeministrit të Serbisë u kundërshtua edhe nga qytetarë të Mitrovica e Jugut, disa prej të cilëve thanë se: “Isa Boletini dhe Zoran Gjingjiqi nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin vend”.

Ky është djali i vetëm i familjes Aliu që vdiq sot në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Aliu dhe mbarë opinionin publik, pasi i riu Leonit Aliu ka humbur jetën tragjikisht në bregdetin e Shëngjinit.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë, Leoniti dyshohet se është përballur me dallë të fuqishme në det, të cilat e kanë vënë në vështirësi të mëdha, duke bërë që ngjarja të përfundojë në mënyrën më tragjike të mundshme. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai nuk ka arritur t’i mbijetojë këtij incidenti fatal.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra mesazhe ngushëllimi dhe kujtime prekëse për të riun, i cili përshkruhet si djalë i sjellshëm, punëtor dhe plot jetë.

Humbja e Leonit Aliut është një tjetër kujtesë e dhimbshme për rreziqet që mund të paraqesë deti, veçanërisht në momentet kur kushtet atmosferike dhe dallgët bëhen të rrezikshme.

Familjes Aliu i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë. U prehtë në paqe Leonit Aliu. 🕊️

Ish-komandanti i snajperistëve në Brigadën 138 Koshare kritikon ashpër Vetëvendosjen: Keni politika si të Millosheviqit

Ish-komandanti i snajperistëve në Brigadën 138 Koshare, Mishell W. Speth, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për qasje që, sipas tij, ngjajnë me politikat e ish-regjimit serb të Slobodan Milosheviqit, shkruan Mitropol.

Në një reagim publik, Speth tha se nuk është i interesuar për rezultatet zgjedhore apo përqindjet e fitoreve politike, por shprehu pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, trajtohen veteranët e luftës dhe figurat historike të lidhura me periudhën e konfliktit në Kosovë.

Ai deklaroi se do të vazhdojë të shkruajë dhe të publikojë video për çështjet që lidhen me luftën dhe veteranët, duke theksuar se e konsideron veten një veteran të vërtetë të luftës.

Në reagimin e tij, ai tha se ka zhvilluar biseda edhe me qytetarë serbë, të cilët, sipas pretendimit të tij, kanë shprehur habi për mënyrën se si trajtohen ish-luftëtarët shqiptarë nga një pjesë e skenës politike në Kosovë.

Mishell W. Speth shërbeu në Brigadën 138 Koshare dhe quhet si ish-komandant i njësisë së snajperistëve gjatë luftës në Kosovë.

Si ndodhi tragjedia dhe si arritën të shpëtonin tre kosovarët e tjerë, detaje nga ngjarja e rëndë në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në bregdetin e Shqipërisë, saktësisht tek Rana e Hedhur, ku mbeten të vdekur dy të rinj nga Kosova, ndërsa mbeten të lënduar tre të tjerë të cilët janë duke vazhduar të marrin trajtim mjekësor.

Policia e Lezhës doli me detaje se si ndodhi tragjedia, ku u përfshin 5 shokët.

Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë janë futur për t’u larë në det, por janë përballur me kushte të rrezikshme detare dhe janë marrë nga dallgët, duke rrezikuar mbytjen.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të qytetarëve me mjete lundruese Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare dhe Policisë së Lezhës, u bë e mundur nxjerrja e pesë personave nga uji. Ata u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Kufitare, Policia Vendore e Lezhës dhe ekipet e emergjencës.

“Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftim.

Viktima të kësaj tragjedie janë Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku.

Faqja zyrtare e Komunës së Drenasit ngushëlloi familjen dhe të afërmit e Jetmir Binakut, njërit nga viktimat.

“Me rastin e ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, njëri prej tyre nga fshati Gllobar i Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Binaku, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të Komunës së drejtuar nga Ramiz Lladrovci.

Edhe për ndarjen nga jeta të Leonit Aliut, familjarë dhe të afërm kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale.

I riu ishte i njohur edhe në botën e futbollit, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e klubit KF Fushë Kosovë.

Në anën tjetër, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ka vizituar tre të rinjtë kosovarë që po marrin trajtim mjekësor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Sipas ambasadorit Durmishi, gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar dhe ata vijojnë të jenë nën kujdesin e vazhdueshëm të bluzave të bardha në urgjencën e Lezhës.

“Gjendja e tyre ishte shumë e mirë. Fati i tyre. Ngjarje shumë tronditëse, por ne jemi këtu të bëjmë atë nqë duhet bërë, për të informuar familjarët e dy viktimave”, u shpreh ambasadori

E rëndë në Maliq: Vritet një polic, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një polic ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.

Burime bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është kapur i plagosur.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

“Pse na le kaq heret bre bir”, reagon babai i viktimës në Shëngjin – dhimbje e madhe në familjen Aliu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje tek Rana e Hedhur në Shëngjin, ku mbeten të vdekur dy të rinj nga Kosova, si passojë e dallgëve të rrëzikshme, ndërsa mbeten të lënduar tre të tjerë.

Në mesin e viktimave është edhe i riu nga Fushë Kosova, Leonit Aliu.

Për vdekjen e tij ka reaguar prindi, i cili përmes një rreshti shprehu dhimbjen e madhe që i ka goditur.

“Ah djali jem Leonit ike shpejt nga kjo bot pse na le kaq heret bre biri im do te kujtoj gjithmon me mall shpirti im bir”, tha ai.

Viktima kishte qenë pjesë e klubit të futbollit “Fushë Kosova”, teksa kishte kryer edhe studimet.

Kujtojmë që në këtë përmbytje jetën humbi edhe i riu nga Drenasi Jetmir Binaku.