Ka vdekur ish-lojtari i Sheffield United, George Baldock.
Raportohet se futbollist grek, është gjetur i vdekur në pishinën e tij në Greqi, në moshën 31-vjeçare, shkruan IndeksOnline.
Mediat greke raportojnë se ishte gruaja e Baldock e cila ngriti shqetësimet pasi nuk mund të kontaktonte me të për disa orë.
Baldock u gjet në pishinë dhe u thirrën shërbimet e urgjencës, me një mjek pjesë e njësisë së reagimit që verifikoi se ai kishte vdekur tragjikisht.
Ai gjatë vitit 2022 sa luante me kombëtaren e Greqisë, është paraqitur edhe në dy ndeshjet kundër Kosovës, ku njëra prej tyre u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.
31-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës së Panathinaikosit, derisa vitin e kaluar luajti në premierligën Angleze, me skuadrën e Sheffield United.