Mëngjesin e sotëm të “Çarshia e gatë”, në Pejë një person është gjendur pa shenja jete.
Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacion për rrethanat e vdekjes.
Këtë për IndeksOnlinen e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 07:00 në “Çarshi të gatë”, është gjetur një trup i pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi./IndeksOnline/