5.2 C
Pristina
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kurti në Procesin e Berlinit: Kam vendosur njëanshëm ta lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari

Kryeministri Albin Kurti tha në samitin e Procesit të Berlinit se Kosova do ta lejojë njëanshëm lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës.

Kurti tha se Procesi i Berlinit për dhjetë vjet ka shënuar “progres domethënës”, por sipas tij “nevojiten më shumë veptime”.

“Një paradoks u paraqit në janar të këtij viti, kur shtetasit e Kosovës mund udhëtojnë pa vizë në BE, por ende u mungonte liria e lëvizjes në Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha Kurti.

“Përderisa entiteti i Republikës Serbe refuzon ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, të cilën vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, shtoi ai.

Kurti foli për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), për të cilin tha se “është një nga të arriturat më të mëdha të këtij procesi”, ndërsa përmendi CEFTA-n.

“Një momentum i ri është fituar pas kapërcimit të ngërçit brenda CEFTA-s. Tash mund të përparojmë me një ritëm të ndryshëm, me barazi në qendër dhe qytetarët si përfituesit e fundit”, tha ai.

Kurti tha se zbatimi i Agjendës së miratuar të Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së “duhet të ndjekë qasjen e ‘garës për në majë’”.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here