9 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Sulmuesi i Kosovës pensionohet nga futbolli

Atdhe Nuhiu, që dikur mbronte ngjyrat e Kosovës, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist në moshën 35-vjeçare dhe menjëherë nis punën si trajner.  

Ai do të nis punën si ndihmëstrajner te skuadra austriake, Altach, pjesë e të cilit ishte nga 2021 e deri tani. 

Sulmuesi ishte pjesë e Kosovës prej vitit 2017 e deri në vitin 2021, ku shënoi tri gola në 19 paraqitje. 


“Prej vitit 2017 deri në vitin 2021 kisha nderin të përfaqësoj vendin tim 19 herë. Jam veçanërisht krenar që kam përfaqësuar një shtet me të kaluar të vështirë në historinë e vet ndërkombëtare. Ishte privilegj të vesh fanellën dhe ta përfaqësoj ekipin kombëtar në fushë futbolli”, ka shkruar Nuhiu.
 

Ai ka falënderuar edhe familjen e sidomos babanë për ndihmën në karrierën e tij. 

“Një falënderim i veçantë shkon për Altachun dhe tifozët e tij. Më keni pritur ngrohtësisht në vitet e fundit dhe më keni përkrahur në çdo situatë. Jam shumë mirënjohës ndaj klubit që më ka lejuar të mbetem pjesë e botës së futbollit në rol të ri. Ju faleminderit që më keni besuar që ta nis këtu kapitullin e ri të karrierës sime si trajner”, përfundoi Nuhiu. 

Nuhiu tre golat me fanellën e Dardanëve i shënoi me Islandën, Ishujve Faroe dhe Çekinë. 

 

 

Gjatë karrierës së tij, Nuhiu ka luajtur për klube si Ëels, Austria Karntenin, Ried, Rapidi Vjena, Eskishehirspor, Sheffield Ëednesday, APOEL dhe Altach. 

Nuhiu ka luajtur po ashtu për Austrinë në grupmoshat U19, U20 dhe U21.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here