11.9 C
Pristina
E premte, 18 Tetor, 2024

I riu që tentoi ti jepte fund jetës është vëllai i ish banores së ‘Big Brother’

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në ‘Qytet Studenti’ ku një efektiv i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte.

Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tiranës dha detajet e para për mediat duke theksuar se gardisti qëlloi veten.

Burime për VoxNews thanë se punonjësi i Gardës mësohet të jetë, Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here