Henri Haxhiraj, gardisti që vrau veten me armën e shërbimit ishte vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj.
Kjo e fundit, pak orë pas lajmit tragjik ka reaguar në rrjetet sociale me një dedikim prekës ku shkruan:
“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im… Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”
Kujtojmë se 37-vjeçari Haxhiraj qëlloi veten me armë ditën e djeshme rreth mesditës teksa ndodhej në banesën e tij në Qytet Studenti. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës ku u mbajt në reanimacion për disa orë, por për shkak të gjendjes së rënduar nga plumbi në kokë ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Familjarët kanë deklaruar se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë depresioni që ai vuante prej disa kohësh.