Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cenueshëm.
Murati ka thënë se të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet rezidente në Kosovë, dhe që plotësojnë disa kushte, shkruan Gazeta Imazhi. – KËTO JANË KUSHTET
“Aplikimi mund të bëhet në eKosova, tek shërbimi “Grante dhe subvencione”, dhe do të jetë i hapur në vazhdimësi përgjatë programit. Në mënyrë që të përfitoni që nga muaji i parë, duhet të aplikoni më së largu deri më 31 tetor. Aplikimet që bëhen pas fundit të muajit, mund të përfitojnë vetëm nga muaji pasues e tutje.” /Gazeta Imazhi/
Hapet aplikimi për subvencionim të faturës së rrymës, ja kush ka të drejtë të aplikojë