Këngëtari i njohur, Nick Jonas, është përballur me një situatë të pazakontë.
Anëtari i “Jonas Brothers” është filmuar duke u larguar nga skena në mes të performancës, në O2 Arena në Pragë më 15 tetor. Kjo, pasi dikush u shfaq duke drejtuar një tregues laseri drejt tij.
32-vjeçari shihet në klip duke vrapuar drejt një skene dytësore, ndërsa bën gjestin e pushimit me duar.
“Ne mund të konfirmojmë se performanca e “Jonas Brothers” duhej të ndërpritet për disa minuta për shkak të përdorimit të një treguesi laser të ndaluar nga një person”, konfirmoi një zëdhënës i arenës për Entertainment Weekly.
Nick, Joe dhe Kevin Jonas aktualisht janë duke përfunduar një seri datash të riplanifikuara evropiane në turneun e tyre botëror në vazhdim.