13.7 C
Pristina
E hënë, 12 Maj, 2025

“A jeni more normal…”, shpërthen shoqja e Rinës, pas tragjedisë

Pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, ku stilisti i njohur Festim Isufi humbi jetën të premten, një valë reagimesh ka pushtuar rrjetet sociale.

Teksa shumëkush ka shprehur dhimbje për humbjen e parakohshme të tij, disa komente të rënda dhe akuza janë drejtuar ndaj partneres së tij, Rina, e cila mbeti e plagosur në atë që dyshohet të ketë qenë një konflikt tragjik mes tyre.

Në mbrojtje të saj ka dalë shoqja Gresa Gashi e cila përmes një postimi në Instagram ka shpërthyer ndaj komenteve të ashpra që qarkullojnë online.

“A jeni more normal, çfarë populli i mbrapshtë!”, shkruan ajo me revoltë, duke theksuar se e ndjen për obligim të sqarojë se komentet e pamëshirshme mund ta shtyjnë edhe Rinën drejt depresionit.

Sipas saj, Rina ka qenë e vetmja mbështetje për Festimin në periudhën e fundit të jetës së tij, si në aspektin moral ashtu edhe financiar, në një kohë ku ai po përballej me sfida të mëdha personale.

“Rina është mundu me mish e shpirt në çdo situatë për burrin e saj,” thotë Gresa, duke e përshkruar mikeshën si një vajzë të brishtë që reflekton vetëm të mira.

“E jep maksimumin Rina, fati deshti ndryshe,” përfundon ajo me dhimbje.

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here