6.2 C
Pristina
Tuesday, November 25, 2025

Abdixhiku “ia mbyll derën” Kurtit: Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm, jo koalicion me LVV-në

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, iu ka dhënë fund zërave për një koalicion të mundshëm mes LDK-së e LVV-së për formimin e Qeverisë së re.

Abdixhiku ka deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre, duke potencuar edhe njëherë tjetër se një koalicion mes LDK-së e LVV-së është pothuajse i pamundur.

Sipas Abdixhikut, dallimet mes LDK-së e LVV-së janë thelbësore dhe se një refuzim të tillë sipas tij e ka kërkuar edhe vetë elektorati i LDK-së.

“Kam parë e kam vërejtur qa ka interesim të padrejtë për një koalicion eventual të LDK-së në këtë fazë. E kuptoj zhurmën edhe pse po bëhet, por e ritheksoj pozicionin e pa ndryshueshëm të LDK-së. Kjo zhurmë vjen për një arsye shumë të thjeshtë. Duket se ka pasur një mësim historik në Kosovë që ka pasur një politike për qytetarin – publike, dhe një politik nën tavolinë për pushtetarin, kjo politikë ka vdekur në Kosovë. Tashmë letrat janë të hapura nuk ekziston kjo politikë, duhet të mësohemi me një politikë të re ku fjala e dhënë ka peshë. Kur një politikan thotë se i ka 61 vota ai duhet ta dëshmojë se i ka 61 vota dhe kur unë them se nuk bëj qeveri me dikë që ka vlera të kundërta prej nesh duhet ti besoni këtij konstatimi deri në fund, sepse nuk jemi në politikë për interesa e plane afat shkurta, por jemi në politikë për të dhënë një vizion sepse kemi ideal. E këtë nuk e kanë kuptuar akoma kundërshtarët prandaj kemi zhurmë.

Nuk kemi pasur kontakte as në distancë që nga letra e fundit para disa muajve. Duhet ta mësojmë elektoratin me një politikë që i qëndron besnik fjalës, ka mbaruar koha kur themi po e bëjmë jo për disa gjëra. Qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm. Kemi dallime thelbësore me LVV-në, është kontribut kombëtar i LDK duke mos bashkëpunuar me një lëvizje që ka ngjallë urrejtje, ndarje, përçarje, e që e ka izoluar Kosovën”, ka deklaruar Abdixhiku në Debat Plus.

Abdixhiku ka kërkuar nga Kurti që të deklarohet publikisht se përse e ka gënjyer popullin duke thënë se i ka 61 vota.

Në fund Abidhxiku i ka falënderuar edhe deputetët e kësaj partie, pasi që sipas tij asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të bashkëpunoj me LVV-në.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here