Adriana Matoshi reagon pas kërcënimit me padi nga Mergim Lushtaku

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke u shprehur se është kërcënuar me padi nga Mergim Lushtaku.

Kjo situatë ka lindur pas komenteve të saj mbi blerjen dhe shitjen e një toke nga Samia, një veprim që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi transparencën dhe etikën në politikë.

Në postimin e saj, Matoshi thekson se nuk ka marrë asnjë përfitim nga ky transaksion dhe se është e gatshme të përballet me çdo akuzë.

Ajo shprehet se, nëse ka ndodhur ndonjë shkelje, duhet të paditet ai që e ka realizuar shitjen, jo ajo që ka shprehur mendimin e saj.

“Nëse e ka shitë ma shtrenjtë, padite babën ton, jo mu, se unë asni cent s’e kam marrë prej ati pazari,” shkroi Matoshi, duke theksuar se ajo vetëm ka përcjellë bisedat që ka dëgjuar për çmimin e tokës.

Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.