Lajmi për vdekjen tragjike të prindërve, Shemsi dhe Ajshe Gashit, në Llapushnik dhe lëndimin e rëndë të birit të tyre, Fatlumit, ka tronditur edhe komunitetin e qytetit italian të Gorizias, ku familja banonte.
Sipas mediumit italian Il Goriziano, banorët e Gorizias janë mobilizuar për të mbështetur Fatlumin, i cili aktualisht ndodhet në koma, si dhe motrën e tij 15-vjeçare, e cila është e vetme.
Miqtë dhe klientët e Fatlumit – i cili punon si berber në Gorizia – kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve, me qëllim të ndihmojnë motrën dhe të mbulojnë shpenzimet e varrimit të prindërve.
Komuniteti e përshkruan Fatlumin si një djalë të qeshur, me pasion për punën e tij dhe shumë të lidhur me familjen, duke shpresuar për një mrekulli dhe për shërimin e shpejtë të tij.