div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33298 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Arda Guler ka disa fjalë për Kosovën

Ylli i Real Madridit, Arda Güler, ka dërguar një mesazh të qartë para përballjes vendimtare ndaj Kosovës, duke theksuar ambiciet e mëdha të Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Mesfushori turk ka bërë të ditur se fokusi i vetëm i skuadrës së tij është sigurimi i një bilete për në Botëror, duke nënvizuar rëndësinë që ka ky kompeticion për vendin e tij.

“Objektivi ynë i vetëm dhe kryesor është të kualifikohemi në Kupën e Botës. Ne shpresojmë t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”, deklaroi Güler.

Ai rikujtoi gjithashtu mungesën e gjatë të Turqisë në këtë turne madhor, duke theksuar se nuk ka qenë ende i lindur kur kombëtarja e tij mori pjesë për herë të fundit në vitin 2002, një fakt që shton edhe më shumë motivimin.

“Unë s’kam qenë as i lindur kur kemi marrë pjesë në Kupën e Botës për herë të fundit, por e di se sa i rëndësishëm është Botërori për vendin tonë”, shtoi ai.

Pas eliminimit nga Kampionati Evropian, Güler theksoi se e gjithë skuadra është e përqendruar vetëm në një mision: rikthimin e Turqisë në skenën më të madhe të futbollit botëror.

“Pasi u eliminuam nga Evropiani, motivi ynë ishte një dhe i vetëm: të kualifikohemi në Kupën e Botës. Është ëndërr e jona”, përfundoi ai.

Këto deklarata vijnë pak para përballjes vendimtare me Kosovën, që pritet të jetë një duel i zjarrtë për një vend në Botërorin 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *