div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tragjike: Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë.

Sipas mediave lokale, ai ishte përplasur me një kamion, ndërsa bëhet e ditur se përplasja ishte aq e madhe sa që shoferi mbeti brenda në veturë dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë atë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lajmëruar edhe familjarët e tij për rastin e rëndë.

Si erdhi deri te ky aksident? 

Media austriake “orf” njoftoi se i riu nga Kosova, që jetonte në Eferding, ishte duke rrugët për në punë pak pas orës 7:00 mëngjesin e së shtunës.

Për arsye ende të panjohura, ai ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës, siç kanë thënë shoferët tjerë.

Kamioni me të cilin u ndesh i riu nga Kosova po drejtohej nga një 63-vjeçar. Makinat u ndeshën përballë me njëra-tjetrën dhe u rrokullisën.

Goditja ishte aq e madhe sa shoferi i ri mbeti i ngujuar në makinën e shkatërruar dhe pësoi lëndime të rënda.

Një mjek rastisi aty pranë dhe menjëherë ofroi ndihmën e parë. Më pas erdhën edhe zjarrfikësit e Brigadës Polsing dhe Alkoven. Ata e nxorën kosovarin e lënduar rëndë nga rrënojat. Megjithatë, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq në vend të ngjarjes.

Një kushëri i viktimës nga aksidenti fatal arriti me shpejtësi në vend të ngjarjes, i cili edhe e informoi babanë e 19-vjeçarit për rastin tragjik.

Anëtarët e familjes pranuan kujdes psikologjik.

Shoferi i kamionit përjetoi tronditje.

MINT njofton për çmimet e reja të derivateve për sot, bie çmimi i naftës

Për dallim nga dy ditët e fundit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë të ditur se çmimi i naftës do të jetë më i ulët.

Sipas ministrisë, nafta nuk mund të jetë më e shtrenjtë se 1.86 euro për litër, benzina jo më shumë se 1.44 euro për litër dhe gazi jo më shtrenjtë se 0.85 euro për litër.

Ky vendim, sipas ministrisë, është pjesë e mekanizmit rregullator për stabilizimin e tregut të karburanteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e çmimeve.

Të premten, çmimi i naftës ishte 1.89 euro për litër, benzina 1.47 euro për litër, ndërsa gazi 0.82 euro për litër.

Ekskluzive | Ky është 24-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motoçikleta

Një aksident me pasoja fatale është shënuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Livoq, në rrugën Gjilan–Cernicë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes dy motoçikletave.

Bëhet fjalë për Arbnor Mehmetin, rreth 24-vjeçar, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, ku sipas informacioneve fillestare, një motoçikletë e tipit “Yamaha”, e drejtuar nga një i mitur, dyshohet se ka kaluar në shiritin e kundërt dhe është përplasur ballë për ballë me motoçikletën që drejtonte Mehmeti.

Si pasojë e përplasjes, 24-vjeçari ka pësuar lëndime fatale, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

I dyshuari është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë, ndërsa një i mitur tjetër është trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetimet, ndërsa me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është në hetim.

Specialja merr vendim për Thaçin

Në vendimin e tij të fundit për rishikimin e paraburgimit të datës 10 prill 2026, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit.

“Trupi Gjykues konstatoj se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera”, njofton Specialja.

Tragjedi e rëndë/ Baxhanku mbytë baxhanakin

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Krujë, pasditen e kësja të premteje, 10 prill, në fshatin Nikël.

Sipas informacioneve paraprake, të mësuara nga TvKlan, kunati ka vrarë me armë zjarri kunatin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verjon, rreth orës 18:15, teksa viktima raportohet të jetë shtetasi Artur Çangu.

“Në sallën operative të komisariatit të policisë Krujë është kryer një telefonatë nga një shtetas i cili është prezantuar si E.A dhe ka thënë që disa shtetas me çifte kanë qëlluar në drejtim A.Ç. policia mendon se është vrarë nga kunati por ende nuk e kanë konfirmuar plotësisht”, mëson gazetari.

Sakaq, sipas informacionit paraprak të uniformave blu, vijon kërkimi për arrestimin e autorit të dyshuar.

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij“, njofton policia.

Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt mes tyre, i disa ditëve më parë.

Ndodhet jashtë vendit për shërim, vjen lajmi i fundit nga këngëtarja shqiptare

Pas disa ditësh shqetësimi për gjendjen e saj shëndetësore, këngëtarja Xhesika Ndoja ka reaguar personalisht përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka konfirmuar se ka kaluar një situatë kritike, duke zbuluar se ka qenë e shtruar në reanimacion.

Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të saj, Xhesika sqaroi se postimet e mëparshme ishin bërë nga familjarët, pasi ajo vetë e kishte pasur të pamundur përdorimin e telefonit.

“Para disa ditësh familjarët e mi kanë shkruar në emrin tim, sepse unë nuk kam qenë në gjendje të përdor telefonin. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe kam qenë në reanimacion,” shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Ndonëse situata ka qenë e rëndë, Xhesika dha shpresë duke thënë se sot ndihet pak më mirë dhe gjeti forcën për t’i falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe lutjet e shumta që ka marrë gjatë këtyre ditëve.

Këngëtarja kërkoi ndjesë që nuk ka mundur t’u kthejë përgjigje mesazheve, por premtoi se do ta bëjë këtë sapo gjendja e saj të stabilizohet plotësisht. Reagimi i saj vjen si një lehtësim për fansat, të cilët ishin në pritje të një informacioni zyrtar pas lajmeve se ajo ishte dërguar për kurim jashtë vendit.

/Prive By Liberta Spahiu

Albulena Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj

U.D. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë babai i saj.

Kryetrja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj.

Sipas saj, ceremonia e varrimit bëhet sot në varrezat e fshatit Lupç të Podujevës, në orën 17:00.

Ajo fillimisht pati një një mesazh prekës, ajo u shpreh se kjo është një humbje e madhe për familjen e saj, duke e përshkruar të ndjerin si shtyllën më të fortë dhe mbështetësin më të madh në jetën e saj, transmeton KosovaPress.

“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit. Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo shtoi se dashuria dhe kujtimi për të atin do të mbeten të përhershme.

“Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë”, përfundon mesazhi i saj.

Vdes babai i Albulena Haxhiut

Ka vdekur babai i U.D së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxhiu, e cila me çrast shprehu dashuri e mirënjohje për figurën e të ndjerit.

Teksa tregoi për lidhjen e fortë që kishte me të atin, Haxhiu tha se prezenca e tij do t’i mungojë përherë.

“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit.

Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar.

Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë”, thuhet në njoftim.

Ky është i riu që qëlloi me armë të dashurën në barnatore dhe më pas vrau veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një i ri ka plagosur me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar veten.

Bëhet fjalë për Valon Krasniqin, rreth 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë ndaj L. U., rreth 24-vjeçare në një barnatore në rrugën “Driton Islami”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur viktima kishte hyrë në barnatore dhe kishte kërkuar ndihmë nga stafi, duke njoftuar se personi që ishte me të kishte armë.

Pak më pas, i dyshuari kishte hyrë brenda dhe kishte tentuar ta marrë me forcë viktimën, por pasi ajo kishte refuzuar, ai kishte dalë jashtë, kishte marrë armën nga vetura dhe kishte shtënë në drejtim të saj.

Viktima ishte plagosur në këmbë dhe kishte arritur të strehohej në depon e barnatores, mirëpo i dyshuari e kishte ndjekur dhe kishte shtënë edhe një herë në drejtim të saj.

Menjëherë pas kësaj, ai kishte qëlluar veten në kokë me të njëjtën armë.

Të dy janë dërguar në emergjencë dhe më pas në QKUK në Prishtinë, ku sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur arma e përdorur, gëzhoja dhe prova të tjera materiale, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Hetimet janë në vazhdim.