Tërmeti në Venezuelë, shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Mund të kemi deri në 10 mijë viktima

Dy tërmete të njëpasnjëshme në Venezuelë kanë pasur përmasa shkatërruese.

Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi veriun e Venezuelës pak pas orës 18:00 sipas kohës lokale të së mërkurës, ndërsa një tërmet i dytë me magnitudë 7.5 goditi më pak se një minutë më vonë.

Të paktën 32 persona janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 700 janë plagosur. Ndërtesa në të gjithë kryeqytetin, Karakas, janë shkatërruar.

Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerëson se ka 44% gjasa që numri i të vdekurve të kalojë 10 mijë, siç raporton CNN.

Aeroporti kryesor i vendit është mbyllur për shkak të dëmtimeve, pasi pamjet treguan njerëz duke ikur nëpër korridoret e tij në momentin kur goditën tërmetet.

SHBA-ja ka premtuar mbështetje mjekësore dhe humanitare. Donald Trump i përshkroi tërmetet si “me përmasa masive” dhe tha se kanë shkaktuar “një numër shkatërrues viktimash”.

Venezuela po shënonte një festë kombëtare të mërkurën dhe shumë njerëz ndodheshin në shtëpi kur goditën tërmetet.

Rraħ’je në Lipjan, 8 persona përfundojnë në QKUK

Një incident ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë e një konflikti fizik, tetë persona kanë përfunduar në spital.

Nuk dihet ende arsyeja që ka çuar deri te kjo ngjarje.

Gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, bën të ditur se ata janë dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

“Tetë persona të lënduar nga Lipjani, si pasojë e një konflikti fizik, janë sjellë në QKUK me lëndime trupore. Njëri prej tyre është pranuar për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, ndërsa dy të tjerë janë ende në observim në QKUK, ku pritet t’u përsëriten disa ekzaminime”.

“Të lënduarit e tjerë, pas trajtimit të marrë, janë liruar në përcjellje të policisë”, bën të ditur ky burim brenda Qendrës Emergjente.

Tër’metet në Venezuelë lënë të paktën 32 të vd’ekur dhe mbi 700 të pľ’agosur

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur në Venezuelë, pasi vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik në popullatë.

Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, ka shpallur gjendjen e emergjencës në mbarë vendin, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura.

Sipas saj, deri tani janë konfirmuar 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota nga rajoni i La Guaira, i cili konsiderohet si zona më e goditur nga fatkeqësia.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, kanë goditur të njëjtën zonë të Venezuelës. Pas tyre janë regjistruar të paktën 20 pasgoditje, sipas të dhënave të monitorimit sizmik.

Lëkundjet kanë shkaktuar shembje ndërtesash në kryeqytetin Caracas, ndërsa aeroporti kryesor i vendit është mbyllur për arsye sigurie. Qytetarët kanë dalë me panik në rrugë, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja.

Pamjet e para pas tërmeteve të fuqishme në Venezuelë, shkatërrimi është i jashtëzakonshëm

Në Venezuelë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi dy tërmete jashtëzakonisht të fuqishme tronditën kryeqytetin Karakas brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti, edhe më shkatërrues, ishte me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter.

Sipas raportimeve, të paktën 32 persona kanë vdekur dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit. Dyshohet se të dy shifrat mund të rriten ndjeshëm me ardhjen e informacioneve të reja.

Tërmetet kanë shembur një numër të madh ndërtesash në kryeqytet, Karakas.

Përgjatë bregdetit në Catia La Mar, asnjë ndërtesë nuk mbeti e paprekur. Hoteli i famshëm Eduard u shemb plotësisht.

 

Situata u përkeqësua më tej nga fakti se Venezuela po festonte një festë kombëtare. Tërmetet goditën vendin në orën 6:04 të pasdites sipas kohës lokale, që do të thotë se shumica dërrmuese e qytetarëve ishin në shtëpitë e tyre me familjet e tyre në kohën e tërmetit.

 

 

Ky shtet goďiťet nga dy tërmete të fuqishme, dyshohet për numër të madh të viktimave

Në Venezuelë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi dy tërmete jashtëzakonisht të fuqishme tronditën kryeqytetin Karakas brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti, edhe më shkatërrues, ishte me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter.

Gazeta spanjolle El Pais raporton se të paktën 32 persona kanë vdekur dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit. Dyshohet se të dy shifrat mund të rriten ndjeshëm me ardhjen e informacioneve të reja.

Kryetari i bashkisë së Chacao-s, Gustavo Duque Saez, konfirmoi se të paktën dy ndërtesa në komunë, e cila është pjesë e zonës më të madhe metropolitane të Karakasit, janë shembur plotësisht.

Sipas tij, ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të nxjerrin 18 persona të gjallë nga rrënojat. Më shumë se 500 shërbime emergjence janë aktualisht në terren, duke bërë çmos për të shpëtuar banorët e mbetur të bllokuar. “Askush nuk është vetëm në Chacao dhe ne nuk do të largohemi që këtej derisa të shpëtohet edhe banori i fundit”, tha kryebashkiaku.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kërkojnë anëtarë të zhdukur të familjes që të shkojnë në dy sheshet kryesore lokale – Plaza Altamira dhe Plaza Los Palos Grandes. Atje, autoritetet lokale kanë ngritur qendra krize për të mbledhur informacion në lidhje me të zhdukurit, për të shpërndarë ujë dhe për të siguruar strehim të përkohshëm për të prekurit. “Përveç këtyre dy ndërtesave që janë rrafshuar me tokë, kemi edhe një listë të gjatë të atyre, struktura e të cilëve është e kompromentuar dhe e dëmtuar në mënyrë të rrezikshme”, paralajmëroi Duque Saez./Reporteri.net/

Kr’im brenda familjes, zbardhen identitetet

Tashmë është zbuluar identiteti i viktimës dhe autorit të vrasjes së vëllait mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Autori është shoqëruar në polici, teksa hetimet po vijojnë, pasi nuk dihet se cili ishte shkaku që çoi në krimin e rëndë brenda familjes.

E trishtë: Gjendet pa she’nja jete një i mitur në Gjakovë

Është gjetur pa shenja jete një i mitur në fshatin Palabardh të Gjakovës.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila tha se është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person (mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, thuhet në konfirmim.

Gjyqi i dytë i Thaçit: Gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?

Fundi iu shty sërish. Rasti për tentim-pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara, nuk u finalizua më 19 qershor me dorëzimin e dosjeve përfundimtare, e cila qe datë më e preferuar e gjyqtarit të vetëm, Christopher Gosnell.

Kanadezi, e zgjati afatin me kërkesë të posaçme të Fadil Fazliut, anëtarët e mbrojtjes së të cilit kanë probleme shëndetësore, megjithëse fjalët finale me shkrim kanë mbetur peng i dëshmitarit kryesor të Prokurorisë në këtë rast, Koen Herlaar.

Gjykata e kishte rrëzuar në tërësi dëshminë e ekspertit nga Instituti Holandez për Kriminalistikë, i cili pretendonte se dokumentet e gjetura në shtëpinë e Isni Kilajt dhe veturën e Bashkim Smakajt u printuan nga Hashim Thaçi. ZPS e çoi në Apel rastin dhe për të s’ka marrë ende asnjë epilog.

Ky vendim i bie të merret para 3 korrikut, që është afati i ri për dosjet finale.

“Palët duhet të jenë të gatshme t’i dorëzojnë fjalët përfundimtare pas “një lajmërimi të shpejtë” për shkak të pritjes nga Apeli. Nga palët pritet të dorëzojnë dosjet jo më vonë se tri ditë pune pas njoftimit për vendimin e Apelit”, tha Christopher Gosnell, gjyqtar i vetëm “Thaçi dhe të tjerët”.

Me këtë qëndrim, Gosnell ka shtyrë edhe fjalët përmbyllëse në gjykatore deri pas pushimit të verës, pra 17 gushti i 2026 e tutje.

Vendimi i cili me këtë ritëm mund të merret deri në fundvit, do të bazohet edhe në disa fakte për të cilat nuk ka më luftë ligjore ndërmjet ekipeve mbrojtëse të Thaçit, Smakajt, Kilaj, Fazliut e Kuçit si dhe Prokurorisë.

Të martën u publikua pakoja e 10 e fakteve të pakontestueshme, për dëshmitarë tjerë të ZPS-së si Sokol Bashota, Ismet Tara, Demush Krasniqi e tjerë të mbrojtur, që thonë se nga fillimi i gjykimit kurrë s’u kontaktuan apo kërcënuan nga dikush për ndërhyrje në dëshminë e tyre.

Tragj’ike: Vëllai vr’et vëllanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, më 24 qershor, në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt familjar ka përfunduar me vrasje.

Rreth orës 20:30, gjatë kohës që ndodheshin në një arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, dyshohet se 76 vjeçari, ka goditur me thikë vëllain e tij, 74 vjeç.

Fillimisht i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Policia ka prangosur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

/tvklan.al

Zhvillimet në LDK: Një figurë e rëndësishme ofron dorëheqje në parti

Imri Ahmeti gjatë mbledhjes së djeshme ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit, por ishte refuzuar nga anëtarët e degës

Kjo është konfirmuar nga kandidati për deputet nga Lipjani, Armend Grajqevci.

“Si parti që në themelin e saj ka demokracinë, në mbledhjen e kryesisë së degës dhe të kryetarëve të nëndegëve u diskutua rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit. Kërkesa për dorëheqjen e z. Lumir Abdixhiku nuk ka ardhur nga këta anëtarë apo kryetarë nëndegësh, por nga aktivistë dhe qytetarë, zëri i të cilëve është përcjellë përmes kësaj strukture.”, tha ndër të tjera Grajqevci

Disa degë dhe figura të shquara të LDK-së kanë kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut, dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme.