Ky shtet goďiťet nga dy tërmete të fuqishme, dyshohet për numër të madh të viktimave

Në Venezuelë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi dy tërmete jashtëzakonisht të fuqishme tronditën kryeqytetin Karakas brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti, edhe më shkatërrues, ishte me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter.

Gazeta spanjolle El Pais raporton se të paktën 32 persona kanë vdekur dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit. Dyshohet se të dy shifrat mund të rriten ndjeshëm me ardhjen e informacioneve të reja.

Kryetari i bashkisë së Chacao-s, Gustavo Duque Saez, konfirmoi se të paktën dy ndërtesa në komunë, e cila është pjesë e zonës më të madhe metropolitane të Karakasit, janë shembur plotësisht.

Sipas tij, ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të nxjerrin 18 persona të gjallë nga rrënojat. Më shumë se 500 shërbime emergjence janë aktualisht në terren, duke bërë çmos për të shpëtuar banorët e mbetur të bllokuar. “Askush nuk është vetëm në Chacao dhe ne nuk do të largohemi që këtej derisa të shpëtohet edhe banori i fundit”, tha kryebashkiaku.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kërkojnë anëtarë të zhdukur të familjes që të shkojnë në dy sheshet kryesore lokale – Plaza Altamira dhe Plaza Los Palos Grandes. Atje, autoritetet lokale kanë ngritur qendra krize për të mbledhur informacion në lidhje me të zhdukurit, për të shpërndarë ujë dhe për të siguruar strehim të përkohshëm për të prekurit. “Përveç këtyre dy ndërtesave që janë rrafshuar me tokë, kemi edhe një listë të gjatë të atyre, struktura e të cilëve është e kompromentuar dhe e dëmtuar në mënyrë të rrezikshme”, paralajmëroi Duque Saez./Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *