Sonte përballje shumë të forta në Champions League

Sonte do të luhen nëntë ndeshje të xhiros së dytë në garën më të fortë të futbollit evropian.

LEXO EDHE:

Lojët do të luhen në dy termine, 18:45 dy ndeshje ndërsa shtatë të tjera do të luhen nga ora 21:00.

Përballjet kryesore do të jenë: Bayer Leverkusen – Milan dhe Arsenal – Paris Saint Germain.

“Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”

Rast i dhimbshëm për familjen, 50-vjeçari që i jep fund jetës

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në familjen Brando në Prizren. Një burrë u gjet i vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e tij.

Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për 50-vjeçarin Artan Brando, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

 

 

Rasti u denoncua nga familja pasi e gjetën të ndjerin në një hapësirë të shtëpisë, ku dyshohet se kreu vetëvrasjen.

Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi që çoi 50-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.

 

 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa trupi është dërguar në IML për obduksion.

Fillon puna për Big Brother Albania, kështu do të duket shtëpia e re (VIDEO)

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

LEXO EDHE:

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arrin të gozhdojë para ekranit teleshikuesit. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

3 edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother Vip” deri më tani me banor VIP mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.

E teksa ka kaluar vetëm pak kohë nga përfundimi i edicionit të tretë, të gjithë janë kureshtar për “BBV4”.

 

Lajmin e shumëpritur se “BBV4” do të nisë së shpejti e ka bërë vetë me dije producentja e “Big Brother”, Sara Hoxha, në një formë krejt të veçantë.

Puna ka filluar dhe duket se tashmë po përfundojnë projektimet e shtepisë së re, e cila duket se do të ketë shumë ndryshime nga ajo e kaluara, ku dhe arrijmë të shohim pak nga fotot e publikuara një pjesë të shtëpisë.

Shumë pikëpyetje dhe kureshtja e publikut është e madhe. Sa ndryshe do të jetë këtë vit edicioni i ri? Kush do të jenë banorët e rinj? A do të jenë përsëri Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj opinionistë? A do të jetë përsëri Ledion Liço moderatori i këtij reality show? Për përgjigjet e këtyre dhe shumë të tjera na mbetet vetëm të presim për të zbuluar më tepër…

Shiko videon:

Kur do të nis edcioni i ri i ‘Big Brother Vip Albania’?

“Mos i dëshironi vdekjen babit tim, ilaçin kushton 8 mijë euro”, vajza e Gani Kocit e indinjuar me shtetin!

Vajza e veteranit të luftës, Gani Koci, Enkela ka kërkuar nga institucionet e vendit, saktësisht nga Ministria e Shëndetësisë, që të mundësojnë importimin e një ilaçi për trajtimin e sëmundjes së tij.

Ilaçi Pembrolizumab, sipas saj, nëse dikush e blen dhe e fut në Kosovë, është e paligjshme.

Ajo për Indeksonlinen tregon se çmimi sillet deri në 8 mijë euro. “Ju lutna, mos i dëshironi vdekjen babës tim e askujt tjetër. Ilaçin e kanë dhe nuk po e japin, duhet ilegalisht të blihet tetë mijë euro”, ka thënë ajo.

VIDEO

“Mos i dëshironi vdekjen babit tim, ilaçin kushton 8 mijë euro”, vajza e Gani Kocit e indinjuar me shtetin!

 

Dalin pagat për sektorin publik

Pagat për zyrtarët publikë janë ekzekutuar tashmë, konfirmojnë punonjës të sektorit publik në Kosovë.

Nga Ministria e Financave ende nuk kanë dalë me ndonjë sqarim se si u bë ekzekutimi i pagave sot, kur dihet se ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Thesarit tashmë i ka përfunduar mandati.

Sipas Ligjit, pagat do të duhej të ekzekutoheshin dje, por kjo nuk ndodhi pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.

Ndryshe, departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dhënë një opinion ligjor në përfundim të orarit.

Përmes opinionit, DMZP ka udhëzuar Ministrinë e Financave se si të procedohet nga nesër me ekzekutimin e pagave dhe zëvendësimin e pozitave që kanë funksionuar me ushtrues detyre.

Neni 35 i Ligji për Zyrtarët Publik tregon se askush nuk mund të caktohet ushtrues detyre më shumë se një vit.

“Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë”, thuhet në paragrafin 3 të këtij ligji.

Më tej, në paragrafin vijuese të këtij neni tregohet se duhet të respektohet paragrafi 3.

“Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni”, është thënë në paragrafin 4 të nenit 25.

Kurse, në paragrafin 5 thuhet se çdo vendim i ushtruesit të detyrës pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3 është i paligjshëm.

“5. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, është i paligjshëm”, thuhet në paragrafin 5.

E pyeten për Kaderin, Lumbardhi bën reagimin e papritur

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj i dhanë fund lidhjes së tyre disa javë më parë.

Ishte Kaderi ajo e cila bëri publike ndarjen, madje ka hedhur akuza për fituesin e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Ajo ka lënë të kuptohet se ka ndodhur një tradhti në këtë mes, por pa zbuluar shumë.

Ish-futbollisti, në një intervistë të fundit për “Artistët shqiptarë” nuk ka dashur të flasë fare për këtë çështje. Ai u duk i nervozuar teksa u pyet për ndarjen nga ish-Missi, duke i kërkuar gazetarit që ‘ta kalojë këtë pyetje’.

“Kaloje këtë pyetje”, u shpreh ai, duke vijuar më tej: A po të dukem si i lënduar?

Më tej, Lumbardhi thotë se nuk pendohet asnjëherë për gjërat që ka kaluar në jetë.

A ia dedikoi këtë këngë Lumbardhi Kaderit në TikTok?

 

“Kodi civil që cenon familjen tradicionale…”, Rrahmani thekson arsyet e largimit nga VV

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, sot ka zyrtarizuar largimin e tij dhe të deputetit Visar Korenica nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, Rrahmani ka treguar se pse kanë ardhur deri tek ky vendim, duke renditur edhe disa prej arsyeve kryesore të largimit të tyre.

Ai ka theksuar edhe një herë rëndësinë që sipas tij ka familja tradicionale, duke bërë të ditur se edhe kjo ka qenë një ndër arsyet e këtij vendimi.

“Projektkodi civil që me disa dispozita cenon familjen tradicionale, projektligji për shëndetin riproduktiv që legalizon fertilizimin me donim pa identitet të njohur që dërgon në incest e të mos flasim për cenimin e familjes. Lejimi i ndërrimit të gjinisë sipas ndjesisë në projektligjin për gjendjen civile madje edhe tek fëmijët si dhe shumë aktivitete në Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit na kanë obliguar që të bashkohemi dhe të mendojmë dhe të veprojmë rreth angazhimit politik për familje”, është shprehur Rrahmani.

Tutje, ai ka thënë se ikja e qytetarëve nga Kosova, paga e ulët minimale dhe nepotizmi, janë disa dukuri të tjera për të cilat Vetëvendosje nuk ka dhënë kontributin e duhur.

“Vazhdimi i ikjes së të rinjve, familjeve, puëntorëve profesionistë dhe kategorive tjera shoqërore është bërë barrë e madhe që po e rëndon Kosovën. Mosngritja e koeficientit të pagave në sektorin publik, paga e ulët minimale, vazhdimi i nepotizmit dhe shumë dukuri tjera gjatë kësaj periudhe që jemi munduar të japim kontributin tonë përmes amandamentimeve në komisione, asnjëherë nuk kanë gjetur nga subjekti politik por as nga grupi ynë parlamentar”, ka potencuar ish-deputeti i VV-së.

Rrhamani ka theksuar se problematikë tjetër, ka qenë mos përmirësimi në ekonomi, arsim e shëndetësi.

“Vazhdimi i moszhvillimit të përmirësimit në ekonomi, arsim e shëndetësi kanë qenë problemet kryesore që kanë vazhduar ta vështirësojnë jetën e qytetarëve. Për gjatë më shumë se tri viteve kemi arritur të ndalim shumë iniciativa që cenojnë familjen tradicionale në vendin tonë. Për këtë dua të falënderoj secilin deputet për qëndrueshmërinë e treguar dhe ruajtjen e kauzës së familjes. Përkundër tentativës se pushtetit për të krijuar narrativën se këto ligje janë kushte për integrime evropiane, këto nuk kanë qenë kushte asnjëherë për asnjë vend dhe nuk do të jenë as për Kosovën”, ka thënë ai.

Sipas Rrahmanit, të gjitha këto janë të papranueshme, andaj edhe kanë vendosur të largohen nga VV.

“Këto ligje kanë qenë të papranueshme për pothuajse të gjitha vendet e rajonit por edhe për një pjesë të madhe të shteteve evropiane që edhe sot nxjerrin ligje për ruajtjen e familjes dhe fëmijëve. Duke e parë këtë situatë nga sot unë dhe deputeti Visar Korenica nuk do të jemi pjesë e LVV pasi tashmë është caktuar data e zgjedhjeve dhe parimisht ka përfunduar mandati i deputetit”, është shprehur ai.

Mes tjerash, Rrahmani ka bërë të ditur se mbështetjen për mbrojtjen e kauzave të tyre e kanë  gjetur nga Partia e Drejtësisë dhe se më pas atyre iu është bashkuar edhe AKR-ja.

Valon Syla opinionist në Big Brother VIP Kosova?

Ka pasur shumë zëra rreth opinionistëve që do jenë në BBVK.

Një emër i cili u lakua është edhe ai i Valon Sylës.

LEXO EDHE:

Mbrëmë në emisionin “Natën e mirë” në RTV Dukagjini ai konfirmoi se ka marrë ofertë për të qenë opinionist në këtë sezon, por që ende nuk ka diçka definitive.

 

Më poshtë keni videon e plotë./Indeksonline/

Shiko videon këtu

Meda pjesë e Big Brother Vip Kosova?

 

SBASHK-u ultimatum qeverisë: Pagat të ekzekutohen sot, mund të nisim…

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, përmes një komunikate për media kanë bërë thirrje për ministrin e Financave, Hekuran Murati, që të gjej një zgjidhje ligjore në mënyrë që të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit sot.

Në komunikatë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka thënë se mosekzekutimi i pagave do të paraqesë probleme për ata arsimtar që jetojnë vetëm me një pagë dhe shumë më keq për ata që kanë kredi dhe këste për të paguar.

“Kujtojmë ministrin Murati se mos ekzekutimi me kohë i pagave për muajin shtator shkakton efekte negative financiare te punëtorët e arsimit dhe jo vetëm nga fakti se shumica e tyre jetojnë me atë pagë dhe mezi e lidhin fillimin e muajit me fundin e tij. Aq më keq, shumë prej tyre edhe janë në kredi dhe vonesa e ekzekutimit të pagave u krijon probleme shtesë ngase këstet e kredive janë të ndërlidhura me data dhe me daljen e pagave dhe kështu të punësuarit pa fajin e tyre mund të ndëshkohen me kamata shtesë për kreditë e tyre”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Në fund, organizata që drejtohet nga Rrahman Jasharaj, ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje urgjente dhe kanë paralajmëruar edhe veprime sindikale nëse s’do të ndodh një gjë e tillë.

“SBASHK-u kërkon urgjentisht nga ministri Murati që të ndihet përgjegjës për mosekzekutimin me kohë të pagave të shtatorit dhe të shtojë angazhimet e të gjejë mundësi ligjore që ekzekutimi i pagave të bëhet që sot sepse në të kundërtën do të konsultohemi me anëtarësinë dhe duke respektuar zërin e tyre, mund të nisim me veprime sindikale”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Zana i del në mbështetje Armend Rexhepagiqit për deklaratën për epitetin baba: Jo çdo kush don fëmijë

Deklarata e Armend Rexhepagiqit për epitetin “baba” ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Gjatë një interviste ekskluzive, këngëtari dhe kompozitori i njohur hapi zemrën dhe ndau pikëpamjet e tij të sinqerta për marrëdhënien me konceptin e të qenurit prind, duke pranuar se nuk e ka ndjerë kurrë dëshirën për të pasur fëmijë.

Ky rrëfim ka hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale, ku disa e kanë mirëkuptuar zgjedhjen e tij personale, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar.

Një prej atyre që kanë dalë në mbështetje të deklaratës së tij është aktivistja Zana Avdiu, e cila e përshëndeti kurajën e Rexhepagiqit për të folur hapur për një temë që shpesh konsiderohet tabu në shoqërinë tonë. Avdiu theksoi se instikti për të qenë prind nuk është i njëjtë për të gjithë

Deklarata e Rexhepagiqit ka nxitur një reflektim më të thellë mbi pritshmëritë e shoqërisë ndaj individëve dhe marrëdhënien e tyre me rolet tradicionale familjare.

Më poshtë gjendet statusi i Zana Avdiut dhe deklarata e Armend Rexhepagiqit, dhënë për emisionin “Canapé”.

Shiko foton 

Arta Kabashi nuk i lë vend imagjinatës, poston foto e zhveshur në veturë